Harta e re gjyqësore, Dervishi: Më mirë ta bëjnë teledrejtësi

schedule21:47 - 16 Qershor, 2022

schedule 21:47 - 16 Qershor, 2022

Miratimi i hartës së re gjyqësore e cila parashikon reduktim në numrin e gjykatave në vend ka sjellë reagime. Gazetari Lutfi Dervishi i ftuar në emisionin “Log.” në Abc ka deklaruar se nuk janë dëgjuar palët e interesit.

“Këtu flasim një gjë konkrete që na prek të gjithëve. Pyetja themelore është se përse kemi mbërritur në këtë pikë. Sepse dështojmë në planifikim. Në 2016 komisioni i Venecias ka ngritur 2 shqetësime kryesore. Ju tentoni të luftoni kooperativizmin në Shqipëri. E dyta ju po bëni një gjë shumë të madhe dhe pyetja ishte i keni burimet njerëzore për ta bërë këtë? Përgjigjia nga Tirana ka qenë po.

Larg qytetarëve më mirë ta bëjmë teledrejtësi. Ne kemi këtë historinë e formalizmit ekstrem. Janë bërë konsultime me grupet e interesit. Konsultim do të thotë që të dëgjosh dhe të marrësh një gjë të vlefshme nga grupet e interesit. Ti bën konsultim dhe nuk merr asgjë parasysh. Kjo është tallje.

India lopët i ka të shenjta. Një lopë e kishte futur kokën në një qyp me vlerë prej ari. Për t’iu dhënë zgjidhje i thonë si t’ja bëjmë. Ky thotë lopë kemi plot por këtë qyp se gjejmë më. Pasi i prenë kokën lopës nuk merrnin qypin dhe i thanë prijani kokën e lopës. Ai që dha idenë u mërzit. I shkuan pranë dhe i thanë mos u mërzit se ti e bëre tënden. Ky tha: Jo jo nuk mërzitem unë për këtë, po mërzitem ça do bëni ju pa mua”, tha Dervishi.

Të njëjtin argument ka mbështetur edhe avokati Maks Haxhia i cili tha se janë tallur me grupet e interesit.

“Kjo është tallje me grupet e interesit. Të bësh gjithë atë gjë dhe të mos marrësh parasysh konsultimet”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi hartën e re gjyqësore, ku parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend. Sipas hartës së re gjyqësore, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë, dhe 1 gjykatë Apeli.

/abcnews.al