Harta e re Gjyqësore, avokatët bojkotojnë seancat për 3 ditë: “Paralizohet” Gjykata e Durrësit

schedule10:29 - 27 Qershor, 2022

schedule 10:29 - 27 Qershor, 2022

Dhoma vendore e Avokatisë në Durrës ka bërë të ditur se anëtarët e saj do të bojkotojnë seancat gjyqësore duke nisur nga sot e deri më 29 qershor. Vendimi është marrë si masë kontestimi për vendimin e KlGJ për Hartën e re Gjyqësore.

Bëhet e ditur se seancat do të bojkotohen për datat 27-28-29 qershor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykatën Administrative Durrës, Gjykata e Rrethit Kavajë dhe Gjykata e Apelit Durrës.

Lexo edhe: Harta e re gjyqësore, si preken qytetarët dhe përse protestojnë avokatët? Gjykatat në kolaps për 4 ditë

Po ashtu bëhet e ditur se do të bëhet bojkot i seancave për masat e sigurisë në institucionet e përmendura më sipër si dhe bojkotimin i të gjitha veprimeve hetimore pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës dhe Kavajë, bojkotimin i të gjitha veprimeve hetimore pranë  Drejtorisë së Policisë së rrethit Gjyqësor Durrës dhe Kavajë

Anëtarët e Dhomës vendore të Avokatisë Durrës kanë vendosur edhe shfuqizimin e listave kryesisht për datat 27, 28, 29 qershor.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi më datë 10.06.2022,  mbledhjen  plenare dedikuar “Hartës së Re Gjyqësore”. Në këtë mbledhje të veçantë, Këshilli miratoi  raportin vlerësues përfundimtar të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave.

Përgjatë Mbledhjes Plenare u miratua propozimi për riorganizimi i gjykatave si vijon:

Riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga njëzetë e dy gjykata të rretheve gjyqësore në trembëdhjetë gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë:

  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me seli në qytetin Berat dhe kompetencë tokësore në bashkitë Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,me seli në qytetin Peshkopi dhe kompetencë tokësore në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmDurrës, me seli në qytetin Durrës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Durrës, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me seli në qytetin Elbasan dhe kompetencë tokësore në bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmFier, me seli në qytetin Fier dhe kompetencë tokësore në bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë dhe Mallakastër;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmGjirokastër, me seli në qytetin Gjirokastër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me seli në qytetin Lezhë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me seli në qytetin Korçë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmKukës, me seli në qytetin Kukës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me seli në qytetin Sarandë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmShkodër, me seli në qytetin Shkodër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Krujë;
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë,me seli në qytetin Vlorë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Vlorë, Selenicë dhe Himarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!