Harry Kane “shkruan” historinë, kapiteni i “tre luanëve” thyen rekordin e Lineker

schedule22:30 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 22:30 - 4 Dhjetor, 2022

Harry Kane arriti të gjente “rrugën” e rrjetës për herë të parë, në këtë Kupë Bote, gjatë fitores së Anglisë, 3 me 0, kundër Senegalit.

Me këtë gol të shënuar, Harry Kane u bë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në historinë e “3 luanëve”, për llogari të kompeticioneve të madhore ndërkombëtare, Evropiane dhe Kupa Bote.

“Hurricane” arriti kuotën e 11 golave, duke kaluar “një herë e mirë”, legjendarin Gary Lineker, i cili ishte në kuotën e 10 golave. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!