Harry Kane duke se është i mallkuar për mos fituar ndonjë trofe. Edhe pse u transferua nga Tottenham te Bayern Munichm te klubi gjerman i pangopur për tituj, ai ende nuk po e fiton një të tillë.
Bavarezëve u iku titulli i Bundesliga pasi Leverkusen e fitoi atë për herë të parë në histori në fundjave, ende pa përfunduar sezoni. Por Harry Kane shpreson ende se mund të fitojë një titull këtë sezon, atë të Champions League.
“Është një sezon zhgënjyes për ne, unë dua të uroj Leverkusen për atë që ka arritur. Ne nuk kemi arritur ende në nivelin tonë më të mirë, por të mërkurën kemi mundësinë për të treguar veten dhe për të shkuar larg. Unë mendoj se kemi ende një shans për ta fituar Champions League, motivimi është I madh në ekip”, u shpreh Kane./h.ll/abcnews.al

