Harry i dedikon Princit Philip fjalët prekëse: Faleminderit për përkushtimin ndaj gjyshes

schedule19:47 - 12 Prill, 2021

schedule 19:47 - 12 Prill, 2021

Britania po përgatitet për funeralin e Princit Philip të shtunën e ardhshme. Princi Harry u kthye në vendin e tij të lindjes të dielën për t’i thënë “lamtumirën” e tij të fundit gjyshit, të cilin me sa duket e donte dhe e vlerësonte.

Siç tha ai, i ndjeri ofroi një përkushtim të pashembullt ndaj Mbretëreshës Elizabeth, gjyshes së tij, ndërsa theksoi se do t’i mungojë shumë vendit dhe të gjithë botës.

Në një deklaratë gjatë kthimit të tij në Britani nga Shtetet e Bashkuara, Harry tha se Duka i Edinburgut ishte një njeri me detyrë të lartë, nder dhe humor.

“Ai qëndroi si një shkëmb pranë mbretëreshës, me një përkushtim të pashembullt, në 73 vitet e martesës së tyre e di që tani ai do të na thoshte të gjithëve, me një birrë në dorë, ‘Ju keni mbaruar!”, u shpreh Princi.

Me tej shtoi:”Pra, gjysh, faleminderit për shërbimin tënd, përkushtimin ndaj gjyshes dhe për të qenë gjithmonë vetvetja”.

“Megan, Archie dhe unë, si dhe mbesa juaj (e cila do të lindë), do të mbajmë një vend të veçantë për ju në zemrat tona,” tha Harry.

Më parë, Princi William, i dyti në radhë për fronin mbretëror, i dha lamtumirën gjyshit të tij “për shërbimin e tij të ndërgjegjshëm për kurorën” , por theksoi se Duka i ndjerë do të donte që anëtarët e familjes mbretërore të vazhdonin atë që po bënin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!