Harry Fultz: Këlliçi nuk ka dëftesë/ Këlliçi e pranon: Kam bërë (vetëm) 4 vite shkollë

schedule19:33 - 24 Prill, 2023

schedule 19:33 - 24 Prill, 2023

Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka pranuar sot se nuk ka një diplomë të shkollës së mesme. Por per të mbrojtur këtë mungesë, ka lançuar një gënjeshtër akoma më të madhe:

“Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme. Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie.”

Por drejtoresha e institutit Harry Fultz, ku Belind Këlliçi ka mbaruar vetëm 4 nga 5 vitet që parashikonte cikli shkollor, ka pohuar në një reagim për shqiptarja.com se kandidati i foltores nuk ka marrë dëftesë pjekurie.

”Nuk ka si ta kishte marrë. Ai nuk ka mbaruar shkollën e mesme. Ai ka marrë nga ne vetëm vërtetim notash për 4 vitet kur ka studiuar këtu. Dëftesa e pjekurisë merret vetëm një herë në jetë, kur ke mbaruar ciklin e plotë të shkollës së mesme që z. Këllici nuk e ka mbaruar. Pastaj,  nëse universisteti amerikan e ka pranuar pa deftesë pjekurie është çështje e tyre që nuk ka lidhje me Harry Fultz”

Edhe pse ka pretenduar gjatë një interviste në media se ka marrë dëftesë pjekurie, Belind Këlliçi nuk ka treguar asnjë dokument të tillë.

Në një investigim të publikuar në Shqiptarja.com, faktohej se Belind Këlliçi ka arritur ta regjistrohet ne universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA pa mbaruar shkollën e mesme dhe më pas  ka bërë njësimin të diplomës. Në kërkesën e paraqitur ne 2010 te Ministria e Arsimit, ka deklaruar që kishte një diplome te shkollës së mesme. ”Ministria nuk kërkon kurre kopje të dëftesës së pjekurisë,  por thjesht nje vetëdeklarim” thekson Brikena Baxhaku, si nje mungesë proceduriale qe ne fakt ministria duhet ta rregullojë.

Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve pikërisht të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.