Harry Kane u transferua për shifrëne 95 milionë euro, gjatë merkatos së verës, nga “londinezët” e Tottenham drejt “bavarezëve” të Bayern Munich dhe deri më tani po dhuron spektakël me fanellën e “gjignatëve” gjermanë, ku në 16 sfidat e para në të gjitha kompeticionet ka shënuar plot 21 gola, si dhe ka asistuar në 7 gola të tjerë.
Për “bomberin” anglez elozhe ka “thurur” edhe partneri i tij, në krahun e majtë të sulmit të Bayern, Leroy Sane, me këtë të fundit që e ka quajtur argëtues bashkëpunimin me 30-vjeçarin, në majën e sulmit të “bavarezëve”.
“Kane është shumë i zgjuar para portës mike, por jo vetëm. Aftësi mbresëlënëse në finalizim, krijimin e korridoreve për shokët e ekipit, mbrojtës tepër i mirë i topit dhe djalosh në sjellje. Takimi i fundit u kombinuam thuajse në perfeksion. Gjithçka po shkon mirë dhe në grup mbizotëron fryma pozitive. Nder të luash me Harry-n”,- u shpreh Sane.
Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit Kane dhe Sane kanë shërbyer asist-gol mes tyre në 7 raste në Bundesliga, binomi më i mirë europian, ndërsa përsa i përket shifrave individuale “fantazistit” gjerman ka arritur të shënojë 9 gola e të asistojë 7 të tjerë. /i.m /abcnews.al