Harron maskën në makinë, ministren franceze të Industrisë e kap paniku

schedule19:25 - 15 Korrik, 2020

schedule 19:25 - 15 Korrik, 2020

Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur që maska të jetë e detyrueshme, si një mënyrë për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Këtë të mërkurë ministrja franceze e Industrisë është filmuar në një moment paniku në Paris, pasi në një moment kishte harruar të merrte maskën që e kishte në makinë.

Ministrja,  Agnes Pannier-Runacher, 46-vjeçe, u kaplua nga paniku kur e kuptoi se e kishte lënë maskën në makinë, që largohet para syve të saj. Nga video e publikuar shikohet momenti kur ministrja vrapon pas makinës, në momentin që ka kuptuar se nuk kishte maskën.


Për fa të mirë, anëtarët e stafit kishin menduar për gjithçka ata i dhanë një tjetër, duke bërë që ajo të ndihet më e qetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!