Harron hallet e veta, mendon për pensionistët/ Berisha premton t’u rimbursojë TVSH për ushqimet e shportës

schedule19:12 - 12 Janar, 2025

schedule 19:12 - 12 Janar, 2025

Karta e Konsumatorit është propozimi më i ri i Sali Berishës për të cilën thotë se do u kthejë pensionistëve deri në 450 euro mbrapsht.

Mirëpo për ta arritur këtë, kreu i demokratëve nuk do të përballet vetëm me problemet me drejtësinë tani që gjykata e ka rikthyer sërish në masë sigurimi por edhe me Edi Ramën që synon mandatin e katërt qeverisës dhe ka premtuar se dhënia e dy bonuseve në vit për pensionistët do jetë e vazhdueshme.

“Paguajmë ushqimet, njëlloj si pensionisti që merr një pension 120 euro, me rrogën time, rrogën e deputetit apo rroga të tjera. Jo kjo merr fund.  Pensionisti nuk do ti marrë me të njëjtin çmim. Ai që është rrogë ulët nuk do t’i marrë me të njëjtin çmim, do të ketë kartën e konsumatori me të cilën ai do ta marrë mbrapsht TVSH-në me 3 pensione të tjera, apo e barabartë me 450 euro.”

Përpara demokratëve të Lëzhes, Edi Ramën e ftoi në debat publik për pensionet, tanimë që ndajnë më pak se katër muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka.  Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 për qind më i lartë se në Shqipëri.  Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri.”

Këto premtime Berisha i bën në kuadër të programit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, edhe pse kreu i demokratëve do të shkojë drejt 11 majit pa aleatin e tij të dikurshëm, Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!