Camila Cabello dhe Shawn Mendes tashmë kanë provuar se mund të punojnë së bashku në mënyrë perfekte. Nuk është e lehtë për një çift që të jetë i suksesshëm në bashkëpunimet e tyre profesionale. “Senorita” u kthye menjëherë në një hit në 2019-ën, dhe tashmë dy yjet e muzikës pop po bëhen gati për një tjetër këngë së bashku.
Çifti u pa në setin e një videoklipi të hënën, duke bërë që disa fansa të besojnë se një tjetër hit po vjen. Çifti ka jetuar së bashku gjatë pandemisë për më shumë se një vit, kështu që ideja se ata kanë shkruar një këngë tjetër gjatë kësaj kohe nuk është shumë e vështirë për të besuar.
Ndërkohë, është përfolur gjithashtu se videoja muzikote ka të bëjë me këngën më të re nga Mendes, por Camila ka qenë e pranishme për ta mbështetur. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një duet apo jo, një muzikë e re është rrugës dhe padyshim që do të jetë një hit veror. /abcnews.al