Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Harrojeni fshesën me korrent, hiqni të gjitha papastërtitë nga tapeti me këtë truk të thjeshtë

schedule14:57 - 21 Nëntor, 2022

schedule 14:57 - 21 Nëntor, 2022

Pavarësisht mundit të madh për të pastruat tapetet, pluhuri dhe qimet e grumbulluara nuk largohen kollaj. Ndodh që edhe kur përdor fshesë me korrent nuk arrini rezultatin e duhur. Megjithatë, ka një truk super të thjeshtë që do t’ju ndihmojë me këtë problem dhe për më tepër nuk do t’ju kushtojë shumë.

Një përdoruese e rrjeteve sociale ka shpërndarë një truk mahnitës që ka gëzuar shumë amvisa që kanë probleme me pastrimin e tapeteve. Siç shihet dhe në foto, tapeti mund të pastrohet duke përdorur një fshirëse gome për larjen e dritareve. Shumë e provuan këtë metodë dhe ishin të kënaqur me rezultatet.



Fshirësja duhet të tërhiqet mbi sipërfaqen e tapetit lehtë dhe kështu do të largoni të gjithë pluhurin dhe qimet prej tij, këshillojnë ekspertët. “Mendova se tapeti im ishte i pastër derisa e provova këtë truk. Do t’i pastroj të gjitha tapetet e shtëpisë në këtë mënyrë sonte”, ka shkruar një përdorues. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!