Harroi mikrofonin ndezur, Varhelyi quan “idiotë” anëtarët e Parlamentit Evropian

schedule14:20 - 15 Shkurt, 2023

schedule 14:20 - 15 Shkurt, 2023

Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së, përgjegjës për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, shkaktoi një skandal në Parlamentin Europian. Sipas mediave të huaja, pas njërës prej përgjigjeve të tij drejtuar një eurodeputeti kroat, mikrofoni i tij aksidentalisht mbeti i ndezur.

Dhe si pasojë, të gjithë mund të dëgjonin se si ai i etiketoi eurodeputetët në hungarisht. Komisioneri i BE-së iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Europian në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Várhelyi iu përgjigj një pyetjeje të eurodeputetit kroat Tomislav Sokol dhe pasi u ul në vendin e tij, harroi mikrofonin të ndezur dhe tha: “Sa idiotë të tjerë ka?”, me sa duket duke iu referuar eurodeputetëve të tjerë.

Kështu, ai ka nxitur reagime deri në kërkesën që ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë, duke bërë thirrje që Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Eropian ta shkarkojë atë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!