“Harrohet” Kudus, Ajax zëvendëson ganezin me “yllin” gjeorgjian

schedule17:08 - 30 Gusht, 2023

schedule 17:08 - 30 Gusht, 2023

Pas transferimit të “fantazistit” ganez, Mohammed Kudus, te “çekanët” e Ëest Ham, për shifrën e 43 milionë eurove, holandezët e Ajax u hodhën menjëherë në merkato, për të gjetur zëvendësuesin ideal të “yllit” të sulmit, të cilin duket se e kanë gjetur.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin gjeorgjian, Geroges Mikautadze, për kartonin e të cilit, holandezët derdhën në arkat e francezëve të Metz, plot 19 milionë euro, nga të cilat 3 milionë do të jepen në formën e bonuseve.

Përsa i përket kontratës personale, “ylli” gjeorgjian ka nënshkruar një marrëveshje me “tulipanët” deri në vitin 2028, ndërsa paga e 22-vjeçarit ende nuk është zbuluar, por pritet që të bëhet publike në ditët në vijim.

Ndërkaq, kujtojmë se Mikautadze ishte padyshim protagonisti kryesor në ringjitjen e skuadrës së Metz, në elitën e futbollit francez, teksa në 37 përballjet e zhvilluara shënoi plot 23 gola, si dhe dhuroi 8 të tjerë për shokët e tij të skuadrës. Gjeorgjiani ka zhvilluar dhe në Ligue 1 paraqitje fantastike, teksa në 3 përballjet e para të këtij sezoni ka arritur të shënojë 2 gola dhe të asistojë 1 tjetër. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!