“Një shembull frymëzimi për të gjithë amerikanët”. Kështu e ka cilësuar kandidatja demokrate kamala harris komunitetin shqiptaro-amerikan. ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet presidenciale.
Përmes një letre, Harris ka shprehur mirënjohje për kontributin e paçmueshëm që ky komunitet ka dhënë ndër vite në zhvillimin dhe forcimin e SHBA-së. Zv/presidentja vlerësoi rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe angazhimin social në qytetet dhe komunitetet në të gjithë vendin.
“Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, Shqiptaro-Amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin”
Harris e cilësoi shqipërinë si një aleate të palëkundur të NATO-s dhe promovuese të stabilitetit në rajon. Kanidatja demokrate vuri në vëmendje edhe
kontributin e vendit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Dua të ritheksoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, dhe unë jam mirënjohës ndaj këtij vendi për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia”
Për komunitetin Shqiptaro-Amerikan brenda SHBA-së, ajo premton mbështetje për të siguruar mundësi të barabarta.
Harris nuk harroi të përmend as përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen ndaj Kosovës demokratike dhe shumetnike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar./abcnews.al