Harmonia fetare/ Baba Mondi: Mbesën e kam ortodokse, në Shqipëri s’mund të ketë konflikte fetare

schedule21:15 - 10 Prill, 2024

schedule 21:15 - 10 Prill, 2024

TIRANË- I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla në ABC News, kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se harmonia fetare dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri nuk mund të tjetërsohet.

Sipas tij, kjo gjë nuk do ndodhë pasi shqiptarët kanë krijuar marrëdhënie familjare mes besimeve të ndryshme. Ai tregoi se vëllai i tij është martuar me grua, që i përket besimit ortodoks.

“Harmonia  dhe bashkëjetesa në Shqipëri nuk prishet, se ne kemi krijuar marrëdhënie familjare midis njëri tjetrit, jemi si një trup i vetëm. Unë mbesën time e kam ortodokse. Vëllai im është martuar me një ortodokse, e ka marrë. Si t’i them unë: që mos ta duan ata, jo s’i them dot”, tha ai.

Më tej, Baba Mondi theksoi se kjo është mrekuyllia e shqiptarit, e cila sipas tij nuk do të lejojë të shpërthejë asnjë konflikt fetare. Gjithsesi ai bëri apel që të ruajmë bashkëjetesën dhe të punojmë çdo ditë për kultivuar vlerat e saj, tek të gjithë qytetarët, pa dallime.

“Kjo është mrekullia e shqiptarit që nuk i lejon të ketë konflikte fetare këtu në Shqipëri, nuk do ndodhi kjo. Ne nuk themi mos ta ruajmë, por ne do ta ruajmë. Ne po luftojmë ta ruajmë dhe falja që u bë sot, luteminë kisha, ne i lutemi Zotit për dashuri. Ne do luftojmë të mbajmë këtë që kemi nisur”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!