Është shpallur kampion i botës dhe olimpik, por sërish i duket pak. Xhejms Harden është padyshim njëri nga yjet më të mëdhenj në historinë e NBA-së, pa një titull, ashtu si gjigandë si Patrik Juing, Xhon Stokton apo Karl Maloun.
Në moshën 36-vjeçare, gjithsesi, I mbiquajturi “Mjekra” ende nuk e ka hequr shpresën se mund t’ia dalë më në fund. Kjo, jo nga dera e pasme, por nga hyrja kryesore, ndërsa forma e tij shumë e mirë u pa qartë në sfidën që Klivlend Kavaliers e fituan në fushën e Detroitit.
Suksesi ishte 117-113 pas kohës shtesë, dhe Xhejms vendosi rekordin e tij të plej ofit me 30 pikë, të cilave u shtoi 8 topa në tabela, 6 asistë, një vjedhje topi e tre bllokime gjuajtjesh.
Në krah të tij ishin Donovan Miçëll me 21 pikë, Strus me 20, Moblej me 19 dhe Alen me 16 pikë. Keqardhje për yllin e vendasve, Kaningem që shënoi 39 pikë, por nuk mjaftoi.
Xhejms ndihmoi ekipin në fitore jashtë fushe dhe në kryesimin 3-2 në gjysmëfinalen e plej ofit në Konferencën Perëndimore.
Tashmë, Kavaliersët janë favoritë edhe pse nuk ka asgjë të sigurt dhe do të duhet sërish Xhejmsi në formë të madhe që të arrijnë finalen e Konferencës e pastaj të synojnë titullin.


