Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar mëngjesin e sotëm dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë.
Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshorja e tij kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.
“E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, ka thënë ai./abcneës.al