Haradinaj vijon replikat me Ramën: E vërteta, detyrim ndaj qytetarëve

schedule20:20 - 2 Maj, 2019

schedule 20:20 - 2 Maj, 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vijuar replikat me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në reagimin e radhës, Haradinaj ka deklaruar se do ta tregojë gjithmonë të vërtetën, pavarësisht nëse ajo i pëlqen apo jo të tjerëve.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:  “Shqiptarëve, të majtë e të djathtë u kam borxh të vërtetën. Siç ka thënë dhe at Zef Pëllumbi, “rrno për me tregue”. Ndaj do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt, sepse kemi detyrimin ndaj qytetarëve tanë”./ABC News Albania 24/7