Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin serb

schedule14:38 - 2 Shkurt, 2019

schedule 14:38 - 2 Shkurt, 2019

Ministri i Bujqësisë së Kosovës Nenad Rikallo është shkarkuar nga posti i tij. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili e falenderoi ish ministrin serb për bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, konfirmoi se ka shkarkuar nga posti i tij ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, përfaqësues i komunitetit serb.

Haradinaj i shpreh falënderimet për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Ai shtoi se Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdojë palëkundur, përfundoi ai

Ndërkohë ka qenë i menjëhershëm reagimi i Listës Serbe pas shkarkimit të Rikalos

Lista Serbe theksoi se Nenad Rikalo u shkarkua sepse kjo listë dhe anëtarët e saj nuk pajtohen me politikën e shkeljes së të drejtave të serbëve dhe interesave të tyre.

Më tej në reagimin e tyre thuhet se kjo është dhe arsyeja pse ata kanë hequr dorë që nga marsi i vitit 2018 dhe me asnjë çmim nuk do të pajtohen për të qenë folklori dhe dekorimi i dikujt

Vendimi i kryeministrit erdhi pas kushtit të vendosur nga partia social demokrate për shkarkimin e ministrit serb, në këmbim të votive për miratimin e buxhetit të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!