Haradinaj sërish me vrap për në mbledhjen e qeverisë

schedule14:23 - 21 Maj, 2018

schedule 14:23 - 21 Maj, 2018

Nuk është hera e parë që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vrapon, por kësaj here ai është filmuar në ambjentet e kryeministrisë. Duke i lënë sërish të befasuar bashkëpunëtorët dhe të pranishmit, kreu i ekzekutivit ka vendosur të shkojë me vrap në sallën ku mbahej mbledhja e qeverisë. Për Haradinaj, kjo nuk është hera e parë pasi para disa muajsh ndërmori të njëjtin veprim në mes të sheshit të Prishtinës. Në atë kohë ai u kishte thënë gazetarëve se ishte vonë për një takim. Pas këtij veprimi që shkaktoi kritika, këshilltari i Haradinaj, Halil Matoshi, krahasoi veprimin e kreut të ekzekutivit kosovar me atë të ish presidentit amerikan Obama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!