Haradinaj reagon ndaj deklaratave të Macron në Serbi

schedule15:33 - 16 Korrik, 2019

schedule 15:33 - 16 Korrik, 2019

Kryeministri  i Kosovës i është përgjigjur presidentit francez Emanuel Macron, i cili në Serbi tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise për marrëveshjen përfundimtare. Haradinaj tha se taksa do të hiqet vetëm në këmbim të njohjes.

Porosia nga Serbia që i bëri Kosovës, Presidentit i Francës për arritjen e një kompromisi në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi nuk e ka zmbrapsur kryeministrin e Kosovës nga qëndrimi i tij. Haradinaj tha se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa një kornizë marrëveshje, derisa për të kompromis për heqjen e taksës është vetëm njohja nga Serbia.

“Falënderojmë presidentin për sinqeritet të shprehur kur tha se Kosova dhe Serbia janë me perspektivë evropiane u pa qartë një dëshirë me i afrua dy shtetet. U pa një investim i madh. Nëse flasim për kompromis është nëse heqim taksën në shkëmbim të njohjes, mund të jetë kompromis kjo heqja e takës, ndërsa ajo që ka kërkua Kosova është bazike kemi kërkua kornizë marrëveshje për njohje të territorit ekzistues”, tha ai.

Për analistin Fisnik Halimi, kryeministri Haradiaj me qëndrimet e tij i ka shkaktuar dëme Kosovës.

“Është mirë që kryeministri Haradinaj të dalë nga vorbulla e politikës së përditshme të kthehet dhe të ulet në tavolinën e  bisedimeve për të negociuar zgjidhjen e mundshme”, tha ai.

Sipas tij me vizitën e presidentit francez në Beograd konfirmohet se politika franceze po i kthehet rrënjëve.

“Presidenti Macron asnjë moment të vetëm nuk i është kundërvënë idesë së shkëmbimit të territoreve. A është e rrezikshme shkëmbimi i territoreve them se po, por është e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë”, tha Halimi.

Deri më tash përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë rezultuar me sukses për të ulur palët në tavolinë, pos një pjesëmarrje që patën të dyja vendet në samitin e Berlinit, derisa takimit tjetër që ishte paraparë në Paris dështoi./ABC News Albania 24/7