Haradinaj: Qeveria e Kurtit po ushton presion politik mbi Policinë e Kosovës

schedule14:23 - 5 Shtator, 2024

schedule 14:23 - 5 Shtator, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Policia e Kosovës nuk e ka kujdesin e qeverisë dhe se mbi të po ushtrohet presion politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se Kurti i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë dhe se tani po e instrumentalizon për interesa elektorale.

“Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim. Për pak javë kjo do të përfundojë. Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!”, thotë ndër të tjera Haradinaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!