Pro marrëveshjes, kundër Kurtit/ Haradinaj: “Ohri” normalizon marrëdhëniet

schedule11:22 - 21 Mars, 2023

schedule 11:22 - 21 Mars, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i AAK, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Ballkan Update” të gazetares, Linda Karadaku, ka folur mbi marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, pak ditë më parë.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij në lidhje me këtë marrëveshje, pasi beson se me implementimin e duhur të saj, Kosova do të përfitojë shumë gjëra pozitive.

“Jam i bindur se me implementimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje nga pala jonë, vetëm me dakordim nuk është arrit asgjë, kjo nuk mjafton, por implementimi.

Me implementimin, përpos se ne rikthejmë juridiksionin në veri, mbajnë zgjedhje të lira dhe të qeta, dhe kështu kthehet normalizimi në një pjesë të vendit tonë, ne hapim po ashtu mundësinë për partneritet për paqe, pra anëtarësimin në NATO dhe po ashtu rikthejmë axhendën tonë ndërkombëtare, për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, por po ashtu edhe për marrjen e njohjen të 5-çesh dhe po ashtu për statusin kandidat të KE dhe BE”, u shpreh Haradinaj.

Në lidhje me pranimin e Kurtit të asaj që kishte kundërshtuar me dhunë gjatë kohës kur ishte në opozitë, Haradinaj tha se ai nuk po merret me Kurtin pasi sipas tij marrëveshja nuk është e Kurtit, por është e shumë faktorëve, përfshirë edhe vetë Haradinajn.

“Kurti i ka kushtuar humbje Kosovës përgjatë procesit. Ua ka vështirësuar aleatëve topnë arritjen e një suksesi për Kosovën. Veprimet e tij guerille ndaj amerikanëve kanë qenë të pajustifikueshme.

Mos harrojmë që në marrëveshjen e arritur nuk ka kompesim për Serbinë. Janë obligime që dikur janë marrë dhe ato obligime janë disiplinu mjaftueshëm nga Kosova.

Unë nuk mua me u marr me Kurtin për marrëveshjen, marrëveshja nuk është e Kurtit është e amerikanëve e të gjithë atyre që kanë kontribuar edhe e imja”, tha ndwr tw tjera ai.

Ju kujtojmë se intervistën e plotë me Ramush Haradinajn do të mund ta ndiqni të plotë në orën 16:00 në emisionin “Ballkan Update”.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!