Haradinaj pret ambasadorin e SHBA: I konfirmova mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman

schedule17:37 - 9 Nëntor, 2023

schedule 17:37 - 9 Nëntor, 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e kësaj partie ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Haradinaj tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e fundit në vend, teksa shtoi se ia ka konfirmuar mbështetjen për planin franko-gjerman.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai e ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e tij dhe të ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.