Haradinaj për vizitën e Vuçiç: Kosova shtet mikëpritës

schedule17:34 - 8 Shtator, 2018

schedule 17:34 - 8 Shtator, 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar me anë të një statusi në fabeook vizitën e presidentit serb, Alëksandër Vuçiç në Veri të vendit. “Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, shkruan shefi I qeverisë. Në fund Haradinaj garanton edhe njëherë se “do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime thelbësore për të cilat populli I Kosovës sakrifikoi shumë”. /abcnews.al