Haradinaj për taksën: Përgjigjja e duhur ndaj arrogancës serbe

schedule10:17 - 28 Janar, 2019

schedule 10:17 - 28 Janar, 2019

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj këmbënguli se vendosja e taksës ndaj Serbisë, ishte dhe mbetet përgjigja e duhur ndaj arrogancës serbe.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe një herë më shumë ka mbrojtur vendimin e marrë nga qeveria e tij për vendpsjen e taksës 100 për qind për produktet serbe. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, kreu i ekzekutivit u shpreh se kjo ishte dhe mbetet përgjigja më e mirë ndaj arrogancës serbe.

Më tej ai shtoi se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur këtë vit, por jo duke përfshirë ndryshimin e kufijve, kjo pasi sipas tij shkëmbimet e territorit mund të ringjallin djajtë e vjetër në Ballkanin e luftës.

Kundërshtimi i fortë i Haradinajt ndaj ndryshimeve kufitare e vë edhe publikisht kundër presidentit Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në bisedimet e udhëhequra nga BE-ja me homologun e tij serb Aleksandar Vuçic.

Haradinaj tha se Beogradi ka kohë që bën fushatë për të lënë Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB. Ai theksoi se tarifa nuk do të hiqej derisa Beogradi të njihte Kosovën. Gjithësesi ai la hapur dhe një mundësi të dytë duke thënë se sëse bisedimet bëhen serioze … nëse ka një konferencë … ku gjithçka është e përgatitur për të marrë një vendim, Prishtina do të jepte një shans  për procesin.

“Por nëse Serbia thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është ne kurrë nuk do ta heqim taksën”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!