Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për aksionet policore në veri. Sipas Haradinaj, operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun e Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, u shpreh Haradinaj në seancën e Kuvendit
Kreu i AAK-së deklaroi se pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët.
“Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve ka ndodhur dobësim i shtetit ligjor, besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta bëjnë këtë vlerësim. Në dy raste, Kosova ka dalë e dobët”, ka thënë ai. /abcnews.al/