Haradinaj në serbisht: Lojërat me kufij në Ballkan janë të rrezikshme

schedule14:20 - 28 Nëntor, 2017

schedule 14:20 - 28 Nëntor, 2017

Në një intervistë në gjuhën serbe për Deutsche Velle, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj theksoi ndër të tjera, se lojërat me kufij në Ballkan janë të rrezikshme, për këdo që luan me to.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Deutsche velle ka reaguar ndaj deklaratave për ndarje të Kosovës nga ana e politikanëve serbë duke i cilësuar si jo serioze. Kreu i qeverisë  u shpreh se një ndarje e kosovës do të sillte tragjedi të reja. Për sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe beogradit Haradinaj tha se platforma për bisedime me Serbinë do të përgatitet nga Qeveria e Kosovës e cila do ta dërgojë për diskutim në Kuvend ku të gjithë mund të japin kontributin e tyre. Por i vetmi kuptim dhe objektiv i këtij dialogu mbetet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ai nënvizoi se lojërat me kufij në Ballkan janë të rrezikshme, për këdo që luan me ‘to. Ai tha se pala kosovare ka qenë e gatshme për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri  të vendit duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës – por vetëm si një trup koordinues e jo ekzekutiv. Ndërsa për marrëdhëniet me Listën Srpska, kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh se një qeveri me 61 deputetë, cdo parti mund ta rrëzojë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

I pyetur për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e vetmja pikëpyetje për Haradinaj mbetet emri, i cili mund të jetë dhe Armata e Kosovës.

Duke i ftuar gazetarët të lexojnë dhe njëherë vendimin e prokurorit Bramertz për lirimin nga akuzat në Hagë, Haradinaj nuk dëshiroi të komentojë më tej gjykimin e tij duke konfirmuar se lëviz gjithnjë lirshëm jashtë Kosovës dhe pse urdhërarrestet e Serbisë kundër tij mbeten ende në fuqi.

Dhe pse e konsideron si një diskrimin faktin se nuk po kërkohet drejtësi për viktimat por po selektohen në baza nacionale, ai ka premtuar se Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj Gjykatës speciale.

Demarkacioni me Malin e Zi ka qenë një tjetër pyetje të cilës Haradinaj i është përgjigjur shkurt duke thënë se shpreson në një zgjidhje sa më të shpejtë të cështjes në mënyrë që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!