Haradinaj në Bruksel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

schedule12:48 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 12:48 - 18 Dhjetor, 2017

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Brukselit për darkën e punës së kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me shefen e diplomacisë europiane Federika Mogeirni. Kryeministri Haradinaj do të takohet me zyrtarë të Bashkimit Evropian ku ndër temat e bisedimeve do të jetë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas mediave serbe, Mogherini pritet që të zhvillojë takimin informal me gjashtë kryeministrat. Të pranishëm pritet të jenë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai  i Maqedonisë Zaev, ai Serbisë dhe Malit të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!