Haradinaj: Mogherini – Thaçi – Rama e Vuçiç biseduan për ndarjen e Kosovës

schedule15:40 - 8 Maj, 2019

schedule 15:40 - 8 Maj, 2019

Mogherini-Thaçi-Rama e Vuçiç janë katërshja për të cilët Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dyshon se kanë biseduar për ndarjen e Kosovës. Deklaratën Haradinaj e bëri kur u pyet për takimin e sotëm të Brdo Brionit që po mbahet në Tiranë .

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dyshon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë biseduar për ndarjen e Kosovës.

Ndërsa sipas tij këto biseda i ka udhëhequr përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini.

“Ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini. Shpresoj se ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për kohën që ia kanë humbur vetes, popujve të vet dhe taksapaguesve të BE-së”.

Në  një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës Haradinaj tha se nuk beson se do të vazhdoj më procesi i dialogut nga Mogherini.

Kundër ndryshimit të kufijve është edhe ambasadori Zviceran në Kosovë.

Jean Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës, Kosovë: “Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe. Ai ka thënë se ndarja e korrigjimi i kufijve nuk është mirë as për serbët e jugut as për ata në veri”.

Ndërsa takimin në Paris kryeministri Haradinaj e cilëson si vazhdim të dialogut. Ai ka thënë se nëse pala serbe është e interesuar atëherë Kosova është e gatshme dhe do të vazhdojë dialogun./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!