Haradinaj kundër korrigjimit të kufijve/ Presidenca: Diskutohet Presheva

schedule11:18 - 23 Gusht, 2018

schedule 11:18 - 23 Gusht, 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë dhe thekson se presidenti Thaçi nuk ka besimin e tij për të diskutuar një temë të tillë. Por  Presidenca ka rikonfirmuar se Thaçi do të diskutojë me Vuçiç për Luginën e Preshëvës në takimin e shtatorit në Bruksel.

Në Kosovë vijon debati i brendshëm lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë, gjë e cila kërkohet me ngulm nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Shefi i qeverisë së Kosovës nënvizon se Thaçi ka besimin e tij për bisedime në dialog vetëm për të arritur njohje reciproke.

Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi, i cili pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, si temë e diskutimit do të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës. Kjo është rikonfirmuar përsëri nga presidenca e Kosovës, ndërsa më herët vetë Thaçi përmes rrjeteve sociale kishte konfirmuar një gjë të tillë. Tashmë është zyrtare se në këtë takim do të bisedohet mbi kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës kanë vlerësuar se presidenti Thaçi ka hyrë në “aventura” sa i përket çështjes së kufijve. Sipas tyre, opsioni për korrigjim të kufijve, të cilin po e përmend në vazhdimësi presidenti Thaçi, nxit tensione, dobëson pozitën negociuese të Kosovës karshi Serbisë dhe dëmton shtetësinë që është ndërtuar në dekadën e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!