“Kosova e zhytur në krizë të thellë”, Haradinaj: Opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

schedule12:50 - 31 Korrik, 2023

schedule 12:50 - 31 Korrik, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën në një krizë të thellë.

Për këtë, Haradinaj ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

Ish-kryeministri Haradinaj këto komente i bëri të hënën në takimin me afaristë të vendit, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend.

“Kuvendi si shtëpi e popullit ka disa instrumente, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit”, theksoi Haradinaj.

Kryetari AAK-së, ka kërkuar nga opozita që menjëherë t’i mbledhë 40 nënshkrime për të filluar, siç tha ai beteja e mocionit të mosbesimit.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar takime të tilla me komunitetin e biznesit për “Rrugën pa Kurtin”./KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!