Haradinaj kërkon garanci ndërkombëtare për taksën ndaj Serbisë

schedule16:10 - 14 Janar, 2019

schedule 16:10 - 14 Janar, 2019

Pas takimit koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se po punohet në mënyrë intensive për të arritur në një program përfundimtar.

Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës mund të pezullojë përkohësisht taksën, vetëm pas garancive ndërkombëtare se Prishtina dhe Beogradi do të ulen më pas për të firmosur marrëveshjen përfundimtare e cila duhet të ketë në thelb njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më tej ai këmbëngul se deri në momentin që do të ketë vetëm sugjerime, dhe dialog që nuk jep asnjë fryt, atëherë dhe taksa prej 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe do të qëndrojë në fuqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!