Haradinaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese interpretimin e kompetencave të tij

schedule16:00 - 29 Korrik, 2019

schedule 16:00 - 29 Korrik, 2019

 

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Ramush Haradinaj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të kompetencave të tij pas dorëheqjes. Ai gjithashtu kërkoi që të mos zvarritet më caktimi i datës së zgjedhjeve të reja. 

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese  përcaktim të kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas dorëheqjes së tij.

“Kjo nuk është ndërhyrje në afate të zgjedhjes por për të krijuar shembull për herët e ardhshme. Kushtetuta jonë nuk e ka precizuar se si veprohet kur kryeministri jep dorëheqje. Këtë nuk e bëj vetëm për vete por Kosova duhet të ketë një rregullore që e përcakton këtë.  Si kryetar i qeverisë nuk kam interes pas dorëheqjes të kthehem në qeveri, as nuk vij se është fllad, por vij që të mos lë vakum qeverisës”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar që të mos zvarritet caktimi i datës së zgjedhjeve.

“Unë kam kërkuar nga nënkryetari i partisë të fillojë konsultat me partitë e të shpërndahet kuvendi. Pra të mos vonohen zgjedhjet. Mirë është të zbatohen afatet kohore”, tha ai.

Ai i ka ftuar për të martën në një takim, dy liderët e tjerë të koalicionit qeverisës, kreun e PDK-së, Kadri Veselin, dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Haradinaj është pyetur edhe për mos njoftimin e liderëve të tjerë institucional për dorëheqjen e tij, por ka thënë se ai e ka bërë njoftimin në vendin dhe kohën e duhur./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!