Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë të premte ka zhvilluar një takim me të gjithë kryetarët e komunave të udhëhequr nga kjo parti. Në fokus i diskutimit ishte situata e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe masat e ndërmarra nga Komunat në këtë kohë kritike.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se në këtë takim kanë shqyrtuar prioritetet e AAK-së dhe përgjegjësitë tona në ndihmën për të tejkaluar krizën institucionale me Qeverinë e ardhshme.
Postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme kam zhvilluar një takim pune me kryetarët e Komunave, të udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishte situata e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe masat e ndërmarra nga Komunat në këtë kohë kritike.
Po ashtu, shqyrtuam prioritetet e AAK-së dhe përgjegjësitë tona në ndihmën për të tejkaluar krizën institucionale me Qeverinë e ardhshme. Aleanca konsideron se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë përballja me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike në vend dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët strategjikë të Kosovës./ abcnews.al