Haradinaj e quajti Kurtin “spiun i Serbisë”/ Gjinishi: FSK pa ushqime, qesharake. Goxhaj: Fjalor i rëndë, premtoi se do ta rregullonte problemin

schedule21:44 - 14 Tetor, 2024

schedule 21:44 - 14 Tetor, 2024

Kapiteni Dritan Goxhaj e ka konsideruar një fjalor të rëndë, deklaratën e Ramush Haradinajt në Kuvend, i cili e konsideroi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ‘spiunin e Serbisë”, për shkak të problemit me furnizimin me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai tha në emisionin “360 Gradë” se Kurti bashkë me VetëVendosjen premtoi që do të rregullonte këtë problem, që ka ekzistuar prej kohësh.

Ndërsa, pedagogu Ermir Gjinishi u shpreh se kjo situatë është qesharake jo vetëm për FSK, por për të gjithë ushtarët që kanë luftuar ndër vite në Kosovë.

Gjinishi: “Unë deri në një farë mënyre e justifikoj pak, pa arritur te akuzat e spiunimit. Zoti Haradinaj ka qene njeri i luftës, njerëzit ushtarakë preken, kur arrijmë në një moment shumë qesharakë. Të diskutosh për FSK e Kosovës që nuk ka bukë, që nuk ka ushqime, nuk e justifikon këtë asgjë fare. Këta njerëz që kanë qenë në luftë e përjetojnë shumë keq. FSK është për t’u mburrur. Kanë luftuar dhe kanë qendruar nëpër male me ditë të tëra pa ngrënë. Ndërkohë që Kosova është shtet sot, nuk mund të diskutojmë këtë pjesë.

Sa i përket pjesës që ky spiun që ka dëmtuar Kosovën, unë nuk jam fare në atë mendim. Ndoshta mund të më kritikojë kush të dojë, është e lirë. Unë mendoj te çështja e Veriut dhe në raport me Beogradin, Kurti ka disa arritje të jashtëzakonshme”.

Goxhaj: “Fjalori që ka zgjedhur Ramushi është një fjalor i rëndë dhe sigurisht ai e përdor atë situatë për interesat e tij politikë. Akuza deri në këtë pikë që t’i thuash spiun i Serbisë, në këtë rast nuk është spiun. Mund t’i thuash agjent. Unë mendoj që është një akuzë e rëndë, pavarësisht se ajo që tha, qendron në termin teknik, sepse në programin e vetë VV dhe Albin Kurti kanë premtuar që do ta rregullonin problemin e ushqimeve në FSK. Ky problem ka ekzistuar dhe më herët, nuk është se e bëri Kurti. Tenderat e ushqimit kanë qenë të çastit të fundit, të gjitha qeveritë kështu kanë vepruar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!