Haradinaj: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

schedule11:18 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 11:18 - 20 Dhjetor, 2017

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës ende mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë pjesë e dialogut në Bruksel dhe se faza e re e këtij porocesi duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendve. Në një intervistë për mediat kosovare ai shtoi se qeveria duhet të përgatisë një platformë që do të ratifikohej në parlament dhe më pas [presidenti Thaci mund të marrë mandatin për të drejtuar dialogun me Serbinë. Duke iu referuar kohëzgjatjes së këtij dialogu Haradinaj tha se mund të vazhdonte me javë ose muaj por jo pafundësisht pasi temat e së kaluarës jaënë ezauruar tashmë Në këtë moment sipas tij janë të tjera tema në qendër të vemendjes dhe ajo më kryesorja është njohja reciproke. Duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë pjesë e këtij dialogu, Haradinaj tha se kjo do të jetë faza e fundit e dialogut dhe se SHBA ka qenë pjesë e tij dhe më parë deri në mes të vititi 2013./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!