“Hapja e Urës së Ibrit, me koordinim”, Prenkaj: Qeveria e Kosovës po tërheq vëmendjen ndaj temave kryesore

schedule16:20 - 20 Gusht, 2024

schedule 16:20 - 20 Gusht, 2024

Çështja e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë është kthyer në temë diskutimi javët e fundit.

Ambasadori Albert Prenkaj përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se Ura e Ibrit është hapur me koordinim.

Sipas tij, qeveria e Kosovës po tërheq vëmendjen ndaj temave kryesore për qytetarët kosovarë siç janë arsimi, shëndetësia apo infrastruktura.

Tema e urës që është rishfaqur sërish nuk ka të bëjë me zgjidhjen e problemit, por me fushatën zgjedhore. Temat e veriut janë të nxehta me të cilat zbavitet publiku i Kosovës, harrohen temat kryesore të mbijetesës. Është arsimi, shëndetësia, infrastruktura, varfërimi i popullatës. Pak para zgjedhjeve hapet tema e urës.

Është trajtuar në dialogun teknik të shndërruar në politik. Ura ka qenë herë e bllokuar, është hapur për komunikim. Në Kosovë në këtë periudhë ka një gamë temash, që fatkeqësisht diskursi i Kosovës po merret me tema të pahijshme. Hapja e urës për mua është me koordinim.

Kemi hyrë në fushatën zgjedhore presidenciale në SHBA. E dimë se bota perëndimore është e ndejshme ndaj lajmeve që ka të bëjë me ushtarakët, apo qytetarët e tyre. Një fatkeqësi e tyre mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë Kosovës. Pra SHBA-të nuk dëshirojnë të rrezikojnë ushtarët për tekat qeveritare të Kosovës.

Urat janë për të komunikuar, po kjo çështje është trajtuar në negociatat teknike dhe më pas politike. Deshëm apo jo, kjo është një çështje politike tashmë.

Çfarë do akti nga qeveria e Kosovës mund të shkaktojë probleme,. Mund të kemi një bllokadë totale të urës nga mjetet e blinduara të KFOR. Mund të zgjohemi me një realitet të ri në Veri, mund të kemi zgjedhje të reja. Mund të kemi kthimin e EULEX dhe të mos përmendim dhe veprime të tjera administrative. Qeverie e Kosovës është e pafuqishme për të ndërmarrë hapa.”, u shpreh Prenkaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!