Hapja e stadiumeve në Itali, Spadafora gëzon tifozët me deklaratën e fundit

schedule15:40 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:40 - 22 Shtator, 2020

Italia ka vendosur të hapë pjesërisht stadiumet. 1000 persona mund të marrin pjesë në ndeshjet e Serie A dhe në vijim pritet që të ketë të reja, por jo para 8 tetorit. Ministri i Sportit, Vicenzo Spadafora, duket optimist dhe shprehet se do bëjnë gjithçka që t’i hapin stadiumet.

“Tani për tani nuk mund të shkojmë përtej 1000 spektatorëve në stadiume. Gjithsesi, duke filluar nga 8 tetori, kur edhe do të lëshohet dekreti i ri, ne do të bëjmë gjithçka për të rihapur stadiumet”, thotë fillimisht Spadafora.

“Ne do të punojmë ngushtë me rajonet, duke vlerësuar të gjitha rrethanat. në këtë moment, kur shumë vende kanë një numër shumë të lartë të të infektuarve, është e pamundur të hapen stadiumet për shumë njerëz”, mbyll Ministri i Sportit deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!