Hapja e negociatave, Von der Leyen: Moment historik, ky është suksesi juaj

schedule09:03 - 19 Korrik, 2022

schedule 09:03 - 19 Korrik, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo u shpreh se Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut kanë treguar përkushtim për vlerat e BE-së, këmbëngulje dhe kanë pasur besim te procesi drejt BE-së.

Von der Leyen: Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe  Maqedonia  e Veriut kanë hapur negociatat  për aderimin në Be dhe jam shumë  e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si LE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

/Abcnews.al/