Hapja e negociatave, Rama: Barra më e madhe e detyrimeve bie mbi qeverinë time

schedule08:56 - 20 Korrik, 2022

schedule 08:56 - 20 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurti të BE në Kryeministri, se duhet ngritur niveli i qeverisjes.

Ai falenderoi shqiptarët për besimin që i dhanë, teksa kërkoi ndjesë për gabimet, për të cilat  tha se nuk janë bërë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të te tjerëve.

“Ngritja e flamurit të BE në instutcionet tona do të thotë ngritje e kësaj lufte në një nivel tjetër. Ashtu siç do të thotë ngritje e nivelit të qeverisjes.

Duke i falenderuar dhe mediat për punën e tyre të paçmuar, dua të shtoj se kjo fazë kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si mbrojtës të interesit publik dhe si punëmarrës. Prandaj ne duhet të reflektojmë mbi gabimet tona.

Jam thellësisht i vetëdijshëm që flamuri europian i ëndrrrave dhe shpresave shqiptare që do e ngremë solemnisht, barrën më të madhe të detyrimeve e vendos mbi qeverinë e posaçërisht mbi qeverinë që unë drejtoj.

Ne mund të jemi edhe problem, edhe zgjidhja për të gjithë. Na takon ne të jemi zgjidhja.

Nuk do isha këtu sot nëse nuk do e kisha besuar që ditën e parë në politikë se Shqipëria bëhet.

Ne mund dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë. Kjo kohë që na ra për hise të jetojmë në dheun tonë përkon me një mundësi të artë: rrugëtimin në BE dhe nuk ngjan me asnjë udhëtim që shqiptarët kanë jetuar ne shekuj. Është një rrugëtim drejt lirisë, jo robërisë, drejt paqes dhe sigurisë, drejt shtetit modern jo vasalitetit apo nënshtrimit ndaj perandorishë.

Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë ku ne kemi mundësinë e artë të bëjmë shtetin që meritojnë fëmijët tanë.

I falenderoj me përulësi të gjithë shqiptarët e shqiptaret që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi. U kërkoj thellësisht ndjesëpër gabimet e mia, duke i siguruar se nuk burojnë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve. Kurrë s’kam qenë më i motivuasr për të merituar besimin e tyre”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!