Hapja e negociatave, Balla dhe Hajdari i kërkojnë unitet politikës

schedule15:22 - 23 Maj, 2019

schedule 15:22 - 23 Maj, 2019

Mazhoranca dhe opozita parlamentare është bërë bashkë në kërkesën drejtuar të gjithë aktorëve të politikës për t’u bashkuar për të kontribuar në çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Thirrja është drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Taulant Balla dhe ajo e grupit demokrat Rudina Hajdari.

“Ne jemi kundërshtarë, e kritikojmë padyshim njëri-tjetrin, por ama kur vjen çështja tek rruga evropiane e shqipërisë padyshimqë duhet të jemi bashkë. Por më vejn keq që Presidenti i Republikës e rendit veten në krahun e atyre që mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet edhe pse të gjitha institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë, nuk ka një partner sot nga SHBA,në vendet anëtare të BE-së që nuk lverësojnë reformën në drejtësi. Apo për më keq se kaq që parlamenti sipas Presidentit edhe pse jemi Republikë e pastër parlamentare nuk qenka funksional. Po pse nuk qenka funksional parlamenit? Sepse këtu nuk është Monika dhe është Ralfi? Apo se këtij Kuvendi i mungojnë fjalimet pa pikë e pa presje të Sali Berishës dhe e ka zëvendësuar me fjalime të ngjashme të Kujtim Gjuzit”, tha Balla.

“Në një anë kemi një kryetar, në tentativë, i cili jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE, por shoqërohet me disa delegatë të një ushtrie të vdekur që nuk përfaqësojnë asnjë dhe nuk ka delegacionin e saj asnjë të ri. A nuk është ky një turp? Pse nuk jemi në gjendje sot e kësaj dite të shkojmë të unifikuar drejt Be dhe të shprehim qartë interesin tonë dhe vullnetin e 93% të shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE. Unë mendoj se ne duhet të bëjmë të pamundërën, duhet t’i tregojmë BE-së që po bëjmë përpjekjet maksimale, qoftë edhe përballë kësaj krize , kësja opozite që tashmë është e përçarë dhe jashtë Kuvendit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi”, tha deputetja Hajdari./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!