Hapja e Namazgjasë/Gurra: Nevoja për një xhami të madhe që në vitin 1938, Lëvizja Gyleniste nuk e ka dashur ndërtimin e saj

schedule15:20 - 9 Tetor, 2024

schedule 15:20 - 9 Tetor, 2024

Flamuri shqiptar dhe ai turk valëviten në xhaminë e Namazgjasë në qendër të Tiranës. Thuajse gjithçka është gati për ceremoninë e përurimit të enjten.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme ka folur në “News Hour“, ish Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili ka deklaruar se nevoja për një xhami të madhe ka lindur që në vitin 1938.

Ai ka theksuar se Lëvizja Gyleniste sabotoi ndrëtimin e kësaj xhamije, me etiketimin, se kur Shqipërisë do t’i drejtohej gishti si një shtet islamik.

“Unë e quaj historik këtë moment, përtej një lloj dashamirësie ndoshta të tepruar nga pikëpamja fetare. Kërkesa për një xhami, ose domosdoshmëria për një xhami në një qytet, ka ardhur nga 10 qershor 1938, është bërë kërkesa e parë e asaj kohe, pra nga Komuniteti Mysliman i asaj kohe. Kjo është kërkesa e parë në vitin 1938, ishte qeveria e Mbretit Zog. Ndërsa, domosdoshmëria më e ngutshme lindi pas viteve ’90 dhe kemi disa vendosje dhe disa letra, për të ardhur te e fundit, ku dhe Doktor Berisha një letër gurthemeli në prillin e 2013 për hiç gjë. Gjithçka ishte fiktive dhe fasadë.

Realisht, ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë ka filluar me dhënies e lejes nga qeveria Rama në 2 tetor 2013 dhe gurthemeli u vendos më 12 maj 2015, me prezencën e presidentit të Turqisë, Erdogan. Ç’ka do të thotë jemi afërisht një dekadë në hapjen e xhamisë dhe gjithë ky kalvar ka ardhur si shkak prej pamundësisë financiare të komunitetit.

Edhe diçka tjetër grupimi gulinist nuk ka dëshiruar asnjëherë dhe nuk ka qenë dakord për ndërtimin e një xhamije të tillë në Tiranë. Me etiketimin, se kur Shqipërisë do t’i drejtohej gishti si një shtet islamik. Kanë qene dhe këta një shkak.

Ndërtimi sigurisht nuk mund të ishte i mundur nga komuniteti dhe as nga besimtarët, sepse 30 milionë euro është diçka e pamundur. Nëse do të ishte do të ishte një tjetër realitet. Ajo që e solli ishte kontributi i popullit turk dhe shtysa këmbëngulëse e presidentit Erdogan”, u shpreh Gurra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!