“Hapja” e kufijve me Greqinë, niset autobusi me punonjës sezonalë

schedule12:09 - 15 Maj, 2020

schedule 12:09 - 15 Maj, 2020

Niset autobusi me emigrantë shqiptarë drejt Greqisë të cilët kanë përfitimin nga marrëveshja mes dy vendeve për punësimin sezonal.

Gazetari Orgest Sako raporton se autobusi me 26 emigrantë i nisur drejt shtetit grek ditën e sotme do të kalojnë përmes një tunel dezinfektimi në pikën kufitare të Kakavijës.

Atje më pas, atyre do i matet temperatura, si dhe i do i merren të dhënat personale. Ndërkohë që nëse ndonjëri prej tyre shfaq shenja të koronavirusit, do i nënshtrohet një tamponi molekular.

Përzgjedhja e tyre u bë pas aplikimit online në faqen zyrtare të qeverisë greke.

Greqia është në listën e tre shteteve të përmendura një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për hapjen e kufijve për qarkullimin e qytetarëve shqiptarë/abcnews.al