Kosova ka bërë një hap pas për taksimin e kamionëve që kalojnë kufirin. Ministria e Brendshme e Kosovës njofton se kjo taksë ishte për dezifektim në kohë pandemie për të luftuar Covid19.
Por nga ky moment nuk ka më nevojë për marrjes e kësaj mase.
LEXO EDHE: Hapja e kufijve, policia shpjegon nëse lejohet hyrja në Greqi, Itali dhe Maqedoni
“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.
Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.
Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftim./abcnews.al