Hapja e kopshteve, taksitë, dasmat dhe “lirimi” i Durrësit, Rama i prerë për masat

schedule17:40 - 29 Prill, 2020

schedule 17:40 - 29 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar disa nga çështjet më me interes për qytetarët e prekur nga masat kufizuese për shkak të koronavirusit.

Duke nënvizuar përgjigjen e prerë të ekspertëve që është negative, Rama tha se kopshtet e çerdhet nuk do hapen edhe disa javë.

“Për kopshtet në tërësi përgjigja e ekspertëve është jo jo jo, do shikojmë në javët në vijim”.

Pyetur nga një qytetar përse nuk futet në zonat e Gjelbra edhe qyteti i Durrësit, Rama tha:

“Nga zonë e gjelbër në zonë pothuajse e gjelbër është një ndryshim shumë i madh. Durrësi është me rrezik të madh për infeksionin komunitar që të merr shpirtin, lirinë e punës e të veprimit duhet ta mendojmë mirë hap pas hapi e unë duhet të ndjek me rigorozitet këshillat e ekspertëve”.

Në përgjigje të një tjetër qytetari i cili pyeti kryeministrin: Po për ne muzikantët që mbahemi nga dasmat, e dasma e lokale nate nuk ka, si do ja bëjmë, për ne është e vështirë të punojmë punë krahu, ti e kupton se je artist vetë?

Rama: E besoj, edhe unë kam punë krahu por s’më duhen dasmorë kur zhgaravis, por ç’të të them përveçse të bësh durim e të shpresojmë që herët a vonë do lirohet. Edhe sa i përket çështjes së dasmave edhe pse në disa vende e kanë liruar me jo më shumë se 10 persona, këtë do e shikojmë në proces.

Kryeministri njoftoi lehtësime edhe për lëvizjen e taksive me vetëm një person brenda nga qyteti në qytet se “jemi duke e pare qe do jete nje nga masat e shpejta qe do merren, nuk e di javën tjetër apo pas 10 ditësh”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!