Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të gjashtë.
Ajo tha se ky hap tregon njohjen e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE.
Kos gjithashtu vlerësoi dhe angazhimin e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke shprehur besimin e plotë për vendosmërin e vendin tonë për të punuar fort.
“Jam e nderuar të jem këtu për të festuar për Shqipërinë. Sot këto negociata janë hapur dhe këtu hapi, grupkapitullin e gjashtë. Dua t’ju falenderoj dhe ju zoti kryeministër për punën tuaj. Dua tju kujtoj që edhe me Malin e Zi dje kemi mbyllur 12 grupkapituj. E vlerësoj gjithashtu angazhimin e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë ndryshime të tjera. Sot në konceptin ndërkombëtare për hapjen e grupkapitujt e gjashtë është njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE. Duke hapur kapitujt ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema plotësojnë Shqipërisë duke qene një faktor i përbashkët. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për të gjitha reformat për këtë proces.
Në këtë kontekst ndërkombëtar, hapja e negociatave për grupkapitullin e 6-të ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përçon një sinjal gjeostrategjik dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm.
Duke parë dhe përfshirjen e gjithëkujt dhe shoqërisë civile. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme të lulëzuar. Urime Shqipërisë!”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al