Hapja e grupkapitujve të fundit/ Rama: Shqipëria nuk ndalet, progres i vazhdueshëm në rrugën e anëtarësimit

schedule14:47 - 23 Korrik, 2025

schedule 14:47 - 23 Korrik, 2025

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile vijimit të negociatave me vendin tonë për grupkapitullin e pesë që përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin. Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendit tonë. Një reagim lidhur me këtë çështje është bërë edhe nga kryeministri Edi Rama i cili nënvizon se “Shqipëria nuk ndalet” sa i përket progresit të vazhdueshëm dinamik në rrugën e negociatave të anëtarësimit.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Shqipëria nuk ndalet – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!