Hapja e dosjes pas 15 vitesh, Vishaj: S’jam optimist, drejtori i policisë dhe ministri i Brendshëm të paaftë

schedule21:25 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 21:25 - 9 Dhjetor, 2020

Avokati Saimir Vishaj, në një intervistë në “Radari Informativ” në “ABC” foli për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit, Vajdin Lame.

Vishaj u shpreh  pesimist për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa shtoi se sipas tij Drejtori i Policisë dhe ministri i Brendshëm janë të paaftë në pozicionin e tyre.

Lexo edhe: SPAK akuzon Shullazin, si u vra biznesmeni me tritol brenda ashensorit 15 vite më parë

Për avokatin,  SPAK po merret me dosje që nuk kanë shumë rëndësi dhe sipas tij kjo nuk është një shenjë që tregon se SPAK po kryen punën.

“Në këtë moment flasim për një shtet policisë që merr telefonat nga duart e njerëzve. Kemi një drejtor policie të paaftë.  Nëse një ngjarje është e vitit 2005 dhe flasim për të në vitin 2020 unë nuk jam optimist.

Ndërkohë personi është i pandehur dhe nuk është dëshmitar, ai do të mundohet të mbrojë veten dhe familjen. Më këtë polici nuk jam optimist, pasi kemi një drejtor policie dhe një ministër të Brendshëm të paaftë, unë nuk jam optimist”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!