Hapja e depove të armëve, Balla: Si ndodhi përplasja mes atyre që humbën paratë dhe pushtetin

schedule22:21 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 22:21 - 17 Dhjetor, 2021

Trazirat e vitit ‘97 që rrezikuan luftë civile për shkak edhe të hapjes së depove të armëve sipas gazetarit Sokol Balla erdhën si pasojë e përplasjes së njerëzve që që humbën paratë dhe të atyre që humbën pushtetin. Në emisionin “Tiranë-Prishtinë, ku gabuam” në Abc me Baton Haxhiun, Balla së bashku me publicistin Dukagjin Goraci dhanë mendimet e tyre si e kanë perceptuar atë periudhë.

“Në 97, është viti i një dhune sistematike. Në Kosovë ne ishin në situatën e një ndrydhje të çdoditshme. Ne na dukej sikur Shqipëria kishte ardhur një një shkallë papërgjegjësie. Ne dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ishim në një situatë dhune kërcënuese, prej së jashtmi thoshim shiko ata në Shqipëri tani u ka rënë në mend me u çu dhe me shkatërru vendin e vetë”, tha Gorani.

“Te ne ishte rrezikuar jeta, mirëqenie, kurse te ju vetëdija. Ne u rritëm shpejt por keq në 4 vitet e para të demokracisë. Unë si gazetar që kam qenë në ngjarje që në 1997 kur plasi protesta e parë dhe deri në mes të muajit mars aty u përplasën pezmi i njerëzve që humbën paratë dhe ato që humbën pushtetin. Njerëzit dolën në rrugë por depot e armëve i hapi qeveria. Njerëzit iu vërsulën depove. U shtynë drejt një rruge të tillë, arsyet i ka shpjeguar Berisha pse e bëri”, tha Balla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!